Site icon PrishtinaPress

Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punë!

Deputeti i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka shkruar se edhe dy javë Kuvendi fillon me punën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli thotë se i presin sfida të reja, e se janë optimist në tejkalimin e çdo pengesë drejt suksesit.

“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të japin betimin.

Exit mobile version