1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Edi Ramës: NATO dhe shërbimet tjera në Kosovë konstatuan se dinari i pakontrolluar solli Banjskën

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Denis Deliu, ka thënë se vendimi i Kosovës për ndalimin e dinarit serb është një vendim i drejtë i cili ka ardhur si pasojë e sulmit në Banjskë.

Deliu tha se NATO dhe shërbime të tjera në Kosovë kanë dalë në përfundimin se dinari serb i pakontrolluar ka qenë problem që ka financuar sulmin.

“Unë mendoj që është një vendim i drejtë. Gjithçka nisi pas sulmit të Banjskës. Sulmi i Banjskës përcaktoi qartë dhe do të përcaktojë në të ardhmen veprime të shtetit të Kosovës, por edhe të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. NATO ka një qendër monitorimi për parandalimin e krizave dhe të konflikteve, ndërkohë që monitoron shtetet anëtare të NATO-s por edhe vende ku ka shërbime siç është KFOR-i në Kosovë”, tha ai në “Euronews Albania”.

“Pas analizave dhe mbledhjes së informacioneve ata kanë dalë në përfundimin se dinari serb i pakontrolluar ka qenë një problem për financimin e terrorizmit edhe solli sulmin e Banjskës. Kur valuta kthehet në Euro, gjithçka do të kalojë nëpërmjet bankës dhe Banka Qendrore e Kosovës do të përcaktojë rregullore të tjera për serbët e Kosovës, ose për kalimin e parave nga shteti i Serbisë brenda Kosovës”, u shpreh Deliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img