0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Bundestagut: Ne vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Një tjetër deputet i Bundestagut gjerman i ka reaguar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili sot paralajmëroi plotësimin e dy kushteve tjera nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Max Lucks, i cili njëherësh është edhe deputet në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka thënë se KiE është institucion i pavarur.

“Këshilli i Evropës është i fortë sepse është i pavarur. Ne do të vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Themeli ynë është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje e që praktikohet në SHBA”, ka shkruar Lucks në platformën X.

Më herët ndaj Escobar kanë reaguar edhe dy deputetët e tjerë të Bundestagut, Frank Schwabe dhe Knut Abraham.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img