Site icon PrishtinaPress

Deputeti Haxhi Shala nesër udhëton në Hagë, do të intervistohet nga Specialja

Deputeti i Grupit Parlamentar të AAK-së, Haxhi Shala nesër do të udhëtojë drejt Hagës.

Këtë njoftim e ka bërë në Facebook ish-kryetari i Komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, ka shkruar Kilaj në Facebook.

Shala kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në gusht ndërsa kishte lajmëruar se do të  udhëtonte në Hagë gjatë shtatorit.

Deputeti po ashtu kishte njoftuar në atë kohë se në Hagë do të shkojë në cilësinë e të dyshuarit.

Haxhi Shala është zgjedhur si deputet nga radhët e NISMAS Socialdemokrate, por pas zgjedhjes së qeverisë kishte kaluar si deputet në Grupin Parlamentar të AAK-së.

Exit mobile version