Site icon PrishtinaPress

Deputeti gjerman: Sulmi terrorist në Kosovë ngjan me strategjinë ruse në Ukrainë

Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Varagë të Zubin Potokut, duke e krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë.

Ai ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ngjau në kanalin e Ibët Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt tinëzar që duhet të zbardhet plotësisht.

“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë”, ka shkruar Hacker.

Edhe kryeministri Albin Kurti dje ka shprehur dyshime se “Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën“, ai madje ka prezantuar emblemat ruse që janë gjetur gjatë kontrollove të Policisë në veri.

“Pra një numër i madh i emblemave nga Rusia, përveçse municion, armatim dhe uniforma dhe pajisje të tjera të cilat janë gjetur dhe sekuestrua”, tha Kurti para gazetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore  që na kanë forcuar neve së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane. Ky bashkëpunim dhe përkushtim i Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të triumfojë ndaj çdo përpjekje për destabilizim”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.

Exit mobile version