1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti francez provokon nga ura e Ibrit kundër UÇK’së

Deputeti francez i ekstremit të djathtë, Nicolas Bay është rreshtuar përkrah serbëve të veriut kundër shqiptarëve.

Ai ka postuar në Twitter një fotografi nga ura në Mitrovicë, duke zhvilluar një fushatë të tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti i Parlamentit Evropian i ka quajtur “terroristë” ushtarët e UÇK-së, ndërsa serbët “heronjë”.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në Twitter.

Nga ura ai ka bërë edhe një deklaratë tjetër, duke e sulmuar UÇK-në.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së.”, ka shkruar eurodeputeti francez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img