-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti evropian, Piculas: Kosova ka të ardhme evropiane, por ende ka shumë sfida

Kosova meriton të ardhmen evropiane, por ende ka shumë sfida dhe vështirësi, deklaroi të premten kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Piculas, në një konferencë për media, pas mbylljes së sesionit të parë të mbledhjes së tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Ai tha se kanë ardhur nga Brukseli për të parë gjendjen në Kosovë dhe fillimin e punës tonë për të mbrojtur dhe për të udhëzuar Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ne besojmë se përfaqësuesit, pra parlamentarët janë mjeti, instrumenti dhe kanali më i mirë për një komunikim të tillë mes një aspirate të lavdishme dhe të rëndësishme të anëtarësisë në BE dhe mes nevojave dhe interesave të vërteta të të ashtuquajturve njerëz të thjeshtë, veçanërisht këtu në Kosovë. Kemi pasur debat për dy ditë, kemi pasur shumë kritika dhe shumë arritje në këtë debat, jo vetëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ne kemi pasur debat me kryeministrin, me një numër të konsiderueshëm të ministrave dhe me kryetarin e Kuvendit, dhe e kam kuptuar se Kosova e meriton të ardhmen evropiane, por ka shumë sfida dhe vështirësi mes dëshirave tona, gjendjes aktuale dhe qëllimit final”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a ka kriter tjetër për liberalizim të vizave për kosovarët, përveç demarkacionit me Malin e Zi, Piculas tha se nuk janë vetëm dy kritere, por është një pamje e përgjithshme e asaj se si një shtet kandidat potencial, është duke i përmbushur detyrat e tij dhe se nuk është e lehtë.

“Si anëtar i Parlamentit Evropian, e kam ngritur dorën dhe atë jo vetëm një herë, por shumë herë. Sa herë që është propozuar udhëtimi i lirë i qytetarëve të Kosovës, dhe jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për qytetarët e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë dhe do të vazhdojë të veprojë në këtë mënyrë. Por, nuk varet vetëm nga anëtarët e Parlamentit Evropian, pasi që ky është një komunikim pak a shumë mes degëve ekzekutive dhe mendoj se Qeveria e Kosovës, do të jetë në gjendje të përmbushë kriterin e ekspozuar ndaj tyre. Dhe më besoni, se nuk janë vetëm dy kritere, por është një pamje e përgjithshme e asaj se si një shtet kandidat potencial, është duke i përmbushur detyrat e tij dhe nuk është e lehtë. Është shumë e padrejtë, që Rumania dhe Bullgaria të cilat kanë 10 vite që janë pjesë e BE-së dhe ende nuk janë pjesë e zonës Shëngen. Pavarësisht faktit se ato përmbushin shumë kritere teknike, por vendimi final se Rumania dhe Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nuk është dërguar”, tha ai.

Ndërkaq nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se shpreson që të arriturat nga takimi kanë me qenë të suksesshme dhe se do të përshpejtohen proceset për Kosovën, si liberalizimi i vizave dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

“Deklarata e amandamentuar nga takimi ynë i përbashkët, është miratuar në tërësi. Diskutuam tema të ndryshme të rëndësishme, për perspektiven tonë evropiane. Kuptohet që kishte edhe debate edhe kundërshti për çështje të caktuara nga këndvështrime të ndryshme të opozitës dhe pozitës si dhe deputeteve të parlamentit evropian. Shpresoj që të arriturat e këtij takimi, kanë me qenë të suksesshme dhe kanë me i paraprij njëfarë forme dhe të arriturat që presim për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave dhe integrimi më i shpejtë i Kosovës në Bashkimin evropian dhe besoj që deklarata e miratuar me rekomandime, nuk do të hasë në vesh të shurdhër në BE, por së bashku me Qeverinë e Kosovës do të përkushtohemi që aspiratat tona qëllimin tonë të përbashkët që Kosova të jetë sa më shpejt dhe sa më sigurt pjesë e BE-së ta përshpejtojmë së bashku”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img