Mirëpo, që kjo familje të bëhet me shtëpi të re është përkujdesur humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, i cili ka mbledhur mjete financiare nga disa donatorë, duke përfshirë edhe disa banorë të fshatit, shkruan Veriu.info.

Sot familjen Dragidella e kanë vizituar dy donatorë, deputeti Bekim Haxhiu dhe Afrim Gashi, të cilën në aksionin humanitar kishin dhënë 2 mijë euro.

Ata shikuan nga afër ecurinë e punimeve të shtëpisë, ndërsa familjes Dragidella i dërguan edhe pako ushqimore.