3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Bekim Haxhiu ka dy pyetje për ministrat Lekaj dhe Ismajli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,  Bekim Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit, ka parashtruar dy pyetje për ministrat Pal Lekaj dhe Uran Ismajli. Deputeti Haxhiu ka adresuar pyetje drejt ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt duke ngritur shqetësimin e tij për vendet urbane të cilat nuk kanë shënjëzim të mirë të vend kalimet e këmbësorëve, si dhe në përgjithësi për sigurinë në komunikacion ku sipas tij është shumë brengosese rritja e aksidentëve me fatalitet, në veçanti kur këto aksidente po ndodhin në vendkalime të këmbësorëve dhe në vend ndalje të autobusëve në rrugët lokale dhe regjionale.

Haxhiu po ashtu ka bërë pyetje edhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajlit në lidhje me sigurimin e barnave esenciale për pacientët të cilët duhet që vetë t’i blejnë ndërsa është obligim ligjor që MSH-ja t’i siguroi. Ai ka thënë se po bëhen më shumë se dhjetë muaj që dhjetëra barna të listës esenciale mungojnë aktualisht në SHSKUK. Mungesat janë evidente në çdo spital regjional dhe çdo klinikë të QKUK-së.

Lexoni pyetjet e adresuara nga deputeti Haxhiu drejtuar ministrave Lekaj dhe Ismajli:

Dy pytjet paralametare të parshtruar sot në seancën e Kuvendit të Kosovë, për ministrat z.Pal Lekaj dhe z.Uran Ismaili:

1. Çështja :
I nderuar ministër Pal Lekaj, numri i aksidenteve me fatalitet nga vitit në vit po shënon rritje. Ministria e Infrastrukturës së bashku me Policinë e Kosovës kanë hartuar disa herë strategji e aktivitete të përbashkëta për të rritur sigurinë në komunikacion, por prap se prap kemi rritje të aksidenteve me fatalitet.
Për mua është shumë brengosese rritja e aksidentëve me fatalitet, në veçanti kur këto aksidente po ndodhin në vend kalime të këmbësorëve dhe në vend ndalje të autobusëve në rrugët lokale dhe regjionale.
Mungesa e vend ndaljeve për autobus (stacioneve të autobusve) në disa rrugë magjistrale në Kosovë dhe rrugë të tjera lokale ka shkatuar një numër të madhë të aksidentëve, gjithashtu edhe mungesa e shenjëzimit të mirë të vend kalimit për këmbësorë ka qenë shkak i shumë aksidenteve.
Me qëllim të rritjes se sigurisë dhe zvoglimit të numrit të aksidentëve, parashtroj këtë :

PYETJE 
I nderuar ministër, a ka planifikuar Ministria e Infrastrukturës që të investoj dhe rregullojë stacionet-vend ndaljet për autobus në rrugët lokale dhe magjistrale të Kosovës. Pasi që MI ju ka lëshuar licenca kompamive të transportit të udhëtarëve a ka planifikuar që edhe të rregulloj stacionet-vend ndaljet e autobusve për marrje të udhëtarëve në ato rrugë ku mungojnë stacione të tilla.
A kan ndonjë strategji që në vendet urbane të këtë një shënjëzim me të mirë të vend kalimit të këmbësorëve, duke ngritur dhe shenjëzuar disa centimetra vend kalimet e këmbësorëve.

2. Çështja :
I nderuar ministër Ismaili, po bëhen më shumë se dhjetë muaj që dhjetëra barna të listës esenciale mungojnë aktualisht në SHSKUK. Mungesat janë evidente në çdo spital regjional dhe çdo klinikë të QKUK-së.
Pacintë të shumtë ankohen se ata duhet të blejnë vetë barnat dhe paisje tjera për trajtim mjekësorë duke filluar nga gjilpërat, fashat, dorzat e deri tek citostatikët të cilët mungojnë tani e disa muaj.
Pasi që me Ligjin Për Buxhetin e Vitit 2018 është rritur buxheti për MSH e ne veçanti për furnizim barna, parashtroj këtë:

PYETJE :
I nderuar ministër, kur pritet që Ministra e Shëndetësisë të siguroj furnizimin 100% me barna nga lista esenciale, që është obligim ligjorë i MSH.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img