Site icon PrishtinaPress

Deputeti Bekim Haxhiu: Bekim Jashari me përkushtim të madh po kryen detyrat që i takojnë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se këtë të premte në fshatin Marinë të Skenderajt bëhet inagurimi i Kompleksit Memoriali i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Haxhiu, ka ndarë lavdata për punën e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit, i cili sipas itj me përkushtim të madh po kryen detyrat që i takojnë me një qeverisje transparente e në shërbim të qytetarëve.

“Si pasardhës i familjes emblemë Jashari, Bekimi po e dëshmon se vlerat e lufts çlirimtare duhet ruajtur duke zhvilluar vendin por edhe duke nderuar dëshmorët”, tha Haxhiu, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Exit mobile version