1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët votojnë kundër ngritjes së pagave për mjekët e policët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve që ua rriste pagën profesionistëve shëndetësor, policëve dhe inspektorëve.

Fillimisht deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se amandamenti 64 është në vazhdën e luftës antikovid, konkretisht ngritjen e pagës për policët, andaj kërkoi nga deputetët që të votojnë pro këtij.

“Edhe pse nuk e dhatë për mjekët, po jepeni për policinë se ndoshta iu dënojnë pak dhe jepeni votën pro se policët dhe mjekët po punojnë e hanë byrek, ne biftek e nuk kanë as t’i ushqejnë fëmijët e vet, e vlerësojeni se si do të kemi mundësi ta luftojmë pandeminë”, tha ai.

Në fund ky amendament nuk kaloi, pasi morri vetëm 24 vota për.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img