Site icon PrishtinaPress

Deputetët votojnë dy marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar dy marrëveshje ndërkombëtare, pas thirrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca që deputetët të kthehen në sallë që të ketë kuorum.

“Këto nuk janë marrëveshje partiake, janë marrëveshje në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Grupet parlamentare i mbështetën ato pa asnjë dallim. Deputetët që ndodhen në afërsi të Kuvendit apo në hapësira të tjera i lusim që të vijnë dhe të votojnë”, ka thënë Konjufca.

Madje, ai iu tha grupeve parlamentare që të shkojnë dhe të marrin deputetët e tyre në byfe të Kuvendit.Me 81 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Projektligji për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.

Me një votë më shumë (82), asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e kanë miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Exit mobile version