Site icon PrishtinaPress

Deputetët shpërthejnë në gaz, Konjufca e ngatërron ministrin Vitia me Bekim Haxhiun

Debate të ashpra kishte sot në Kuvendin e Kosovës mes opozitës dhe pushtetit rreth Deklaratës për të Zhdukurit që u miratua të martën në Bruksel.

Por, për të relaksuar situatën nuk kanë munguar batutat e kryekuvendarit, Glauk Konjufca.

Ky i fundit, duke ftuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për ta marrë fjalën ia ka ngatërruar mbiemrin me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Tash një çështje të re, ashtu siç përshihet në rregullore ka të drejt ta ngrisë ministri i Shëndetësisë, për temën e shëndetësisë u fol më herët. Urdhëro, z. Haxhiu, zoti Arben Vitia”, ka thënë Konjufca.

Kjo ka shkaktuar të qeshura në Kuvend./PrishtinaPress/

Exit mobile version