4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët munguan 440 herë gjatë sesionit pranveror – KDI kërkon ndëshkime për mos prezencë

Angesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka shpalosur të gjeturat nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021,

Haxhiu tha se problematikë e seancave gjatë kësaj periudhë është parë mungesa e deputetëve.

“Një problematikë është mungesa e shumtë e deputeteve në seanca. Deri në fund të muajit korrik deputetet kanë munguar 440 herë. Komisoniet parlamentare kanë treguar performacën më të mirë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur ajo.

“Kuvendi ka shënuar numër më të ulët të ligjeve të miratuara prej tyre vetëm 7. Qeveria ka proceduar vetëm 27 projektligje. Në mungesë të votave të mjaftueshme dy marrëveshje ndërkombëtare kane arritur të votohen vetëm pas tentativës së tretë”.

Gjithashtu, Haxhiu, ka thënë se këtë kohë të punës së Kuvendit e ka karakterizuar shkarkimi i Bordeve.

“Sesionin pranveror e ka karakterizuar shkarkimi i bordeve që ka shkaktuar mospajtime mes pozitës e opozitës, ku janë shkaktuar gjithsej 4 borde”, ka përfunduar ajo.

KDI ka rekomanduar bashkëpunim më të madh të qeverisë me opozitën si dhe çështja e mungesës së deputetëve të rishikohet me ndëshkime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img