Site icon PrishtinaPress

Deputetët mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbajtën një minutë heshtje për Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta e Dytë, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se “është e nevojshme” kjo, pasi tha se ajo ishte “mike e madhe dhe e fuqishme” e Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Të nderuar deputetë, para se të kalojmë në pjesën tjetër, të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jetë i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Konsideroj se është e nevojshme që ta nderojmë këtë mike të madhe e të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar me një minutë heshtje”, tha Konjufca./Prishtinapress/

Exit mobile version