0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët i kërkojnë zgjidhje për krizën, Kurti: Nuk jam magjistar, për fatin tuaj të keq

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se veç një magjistar mund të besojë se për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, zgjidhja mund të jetë pa subvencion nga Qeveria, pa shtrenjtim të rrymës dhe pa shkyçje nga rrjeti elektrik, raporton Gazeta Express.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të cilët kërkojnë zgjidhje tjetër nga ai, Kurti tha se është “veç kryeministër”.

“Duhet të jesh magjistar, magjistar, asgjë më pak se magjistar, që të besoj se ka një zgjidhje pa subvencion, pa shtrenjtim dhe pa shkyçje. Unë magjistar nuk jam, jam veç kryeministër, për fatin e keq tuajin”, tha ai.

Paraprakisht, Kurti e ka komentuar deklaratën e tij të shkurtit të vitit 2019, kur para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare kishte thënë se me të në Qeveri do të ulej çmimi i rrymës.

“Pati një referencë tek një deklaratë e imja në fushatën zgjedhore, jo në këto zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të vitit 2021, por në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në atë fushatë është e vërtetë që unë kam thënë e synojmë uljen e çmimit. Edhe me siguri që ne e synojmë uljen e çmimit”. tha ai.

“Mirëpo duhet ta kemi parasysh, në një fushatë zgjedhore unë nuk jap as zotime dhe as premtime për vitin e parë, por për katër vjet”, shtoi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img