3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët e PDK-së skeptik, nëse gjatë javës tjetër do të procedohet demarkacioni!

Gjasat që Demarkacioni të procedohet në Kuvend gjatë kësaj jave, janë minimale. Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet deklaratat e dy deputetëve të PDK-së, Shukri Buja e Nait Hasani, përcjellë GazetaBlic.

Buja thotë se Demarkacioni është bërë çështje sikur Kosova do i zgjidh gjitha problemet me zgjidhjen e tij, e që në faktë sipas Bujës është njëri nga problemet e shumta që ka Kosova,përcjellë GazetaBlic.

“Demarkacioni mundë të jetë shkaku i fillimit të zgjidhjeve, pra zgjedhjet janë fillimi i zgjidhjeve të problemeve të shumta që ka Kosova” ka thënë Buja për GazetaBlic.

15 minuta më parëBerisha: Veseli e din që nuk i ka “kokërrat” për ta kaluar Demarkacionin por i dëshiron zgjedhjet!

Buja gjithashtu ka thënë se kryeministri Mustafa nuk është i gatshëm ta procedojë sepse mund të jetë fundi i qeverisjes së tij.

“Nuk e besoj se është i gatshëm Isa Mustafa ta procedoj sepse mundë të jetë fundi i qeverisjes se tij prandaj po mundohet t’ia zgjatë jetën qeverisjes së tij sa mundet dhe sa është e gatshme PDK ta duroj neglizhencën e tij në zgjidhjen e problemeve apo do t’i jap fund agonisë” ka përfunduar Buja.

E deputeti tjetër nga PDK, Nait Hasani në një përgjigje të shkurt për GazetaBlic ka thënë se me gjasë Demarkacioni nuk do të procedohet gjatë kësaj jave, pasi që kryeministri nuk do të jetë në Kosovë.

Nait Hasani, PDK

“Nuk jemi në Qeveri që ta dijmë nëse do të procedohet ose jo demarkacioni. Por kryeministri nuk është në Kosovë gjatë kësaj jave, prandaj nuk mendojë që do të procedohet” tha shkurt Hasani për GazetaBlic.

Ndryshe, Kadri Veseli ka deklaruar se Demarkacioni do të procedohet gjatë kësaj jave, ku më vonë u demantua nga Faton Abdullahu i cili ka thënë se Demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend gjatë kësaj jave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img