Në sheshin e Prishtinës janë grumbulluar qytetarë të shumtë të cilët kanë marr pjesë në protestën e ftuar nga PSD-ja për ta kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Në këtë protestë janë parë edhe veteranët e UÇK-së në krye me Faton Klinakun.
Po ashtu, pjesë e saj ishin edhe deputetet e PDK-së Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi.
Ato bashkë me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj e të tjerët janë duke prirë këtë protestë, duke mbajtur pankartën “Jo në emrin tim”, si shenjë kundërshtuese ndaj vendimit të Speciales kundër “Calit”.