Site icon PrishtinaPress

Deputetët e PDK-së kthehen në Kuvend, pas një jave që kishin pezulluar aktivitetet

Deputetët e PDK-së, i janë rikthyer aktiviteteve në Kuvendin e Kosovës, pas një jave që kishin pezulluar pjesëmarrjen në seanca.

Disa nga deputetët e kësaj partie janë parë në sallën e Kuvendit ku pritet të nis për pak seanca që në rend dite ka debat parlamentar lidhur me pandeminë COVID-19.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri ditë më parë bëri të ditur se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në zhvillimet e agjendës së Kuvendit për një javë.

Ky vendim ishte marrë për shkak të zhvillimeve që ndodhën nga Gjykata Speciale.

Exit mobile version