Site icon PrishtinaPress

Deputetët e PDK-së bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit

Pas disa minutave ndërprerje, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka tentuar ta rivazhdojë seancën e thirrur për sot. Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar që seanca e sotme të vazhdojë me pyetje parlamentare, sic ka propozuar Konjufca.

Pas rikthimit në sallë, disa orë pas përleshjes fizike të pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, Konjufca propozoi që të tejkalohet diskutimi i cili u ndal te fjala e Kryeministrit Albin Kurti dhe seanca të vazhdojë me çështje të tjera.

Por, deputetët e PDK-së kanë kërkuar sqarime për ndërprerjen e seancës së mëhershme, në të cilën po diskutohej për bisedat e incizuara të shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarin me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Ata kanë refuzuar të vazhdohet diskutimi për çështje të tjera duke e bllokuar foltoren e Kuvendit dy herë.

Exit mobile version