Site icon PrishtinaPress

Deputetët e PD-së ‘ngujohen’ në Kuvend me këngën e Adem Jasharit

Deputetët e “Foltores” prej mëngjesit të sotëm u futën në sallën e Kuvendit duke bllokuar e atë dhe shkaktuar kaos.

Në kushte të tilla, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u detyrua të shtynte seancën.

Edhe pas vendimit për shtyerjen e seancës, deputetët e “Foltores” vazhdojë të qëndrojnë në sallën me drita fikur.

Mësohet se për këtë javë nuk do të ketë seancë plenare, ndërsa komisioni i Etikës është mbledhur për të marrë masa disiplinore për 26 deputetë të grupit të Bardhit dhe Berishës.

https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2023/10/0MB9A.mp4

Siç shihet edhe në video, edhe se me drita të fikura deputetët vijojnë të qëndrojnë në sallë ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë” kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, e cila është bërë hit pasi këndohet në çdo stadium kur luan kombëtarja e Shqipërisë.

Në video shihet gjithashtu që disa prej deputetëve janë ulur në dysheme, karrige të përmbysura, si dhe deputetë të tjerë që qëndrojnë në këmbë.

Ndërkohë ka nga ata deputetë që pinë dhe cigare për të përballuar “stresin” që ju ka krijuar mazhoranca.

Exit mobile version