-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët e Bundestagut në zyrë te Kurti, diskutojnë për koalicione qeverisës

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur në takim deputetët e Parlamentit gjerman, Christian Petry nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe Boris Mijatović nga Partia e Gjelbër.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, deputetët gjermanë theksuan se te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, duke premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.

Deputeti Mijatović theksoi rëndësinë e faktit që në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane është i theksuar integriteti territorial i Bosnjës dhe se kjo vlenë për tërë rajonin, njofton ZKM..

Deputeti Petry, njofton ZKM, është shprehur i gëzuar që Kosova është rreshtuar me shtetet që shkojnë drejt Bashkimit Evropian. Si socialdemokrat, Petry tha se ka pasur dëshirë që të uroj edhe personalisht Kurtin për qeverinë e re.

Në takim, me interesimin e deputetëve gjermanë, është folur edhe për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje. ZKM thotë se kryeministri Kurti ka theksuar se shpreson që Kancelari Scholz do ta rikthejë Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z.Petry për mbështetjen e tij të vazhdueshme që nga viti 2019, kur u njoftuan gjatë një lojë futbolli në Berlin, e cila u zhvillua mes shoqatës Dardania Bamberg dhe klubit të futbollit të Bundestagut. Ndërsa deputetit Mijatović, kryeministri ia uroj mandatin e parë në parlamentin gjerman”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në takim u diskutua edhe mbi situatën me pandeminë dhe masat e reja mbrojtëse, me Kurtin që thuhet se i njoftoi dy deputetët për vaksinimin e popullësisë.

“Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë të drejtësisë dhe qeverisje të mirë. Ai i njoftoi se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike është 9.9 %, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë. Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img