1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Depresioni pranveror, ndryshimet që pësojnë individët dhe arsyet pse ndodh

Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.

Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë.

Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë, transmeton KP.

Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re:
Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi
Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme
Vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme
Ndryshime në energji
Shqetësime me gjumin
Probleme me përqendrimin ose kujtesën
Oreks i shtuar ose humbje peshe
Nervozizëm i pazakontë
Ndjenja zemërimi ose agresion
Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes
Pavendosmëri

Arsyet se përse ndodh?

Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë. Disa teori të mundshme përfshijnë:

Rritja e dritës së ditës dhe ngrohtësisë

Drita dhe nxehtësia ekstreme mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar dhe të shkaktojnë më tepët shqetësim dhe nervozizëm. Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të prishë ciklin gjumë-zgjim. Duke e bërë më të vështirë plotësimin e orëve të gjumit që ju nevojiten për shëndet dhe mirëqenie.

Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë. Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell.

Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img