Depozitat e qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër banka kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, vlera e depozitave në sektorin bankar ka arritur në 2 miliardë e 889 milionë euro.
“Depozitat e ekonomive familjare janë 2 miliardë e 111 milionë euro, kurse 638.2 milionë euro depozita nga ndërmarrjet”, ka njoftuar BQK-ja.