Home Lajme Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro

Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro

Të martën në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, zyrtari i një banke ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 Euro, në vlerë prej 502 Eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas raportit 24-orësh, paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës, raporton Klan Kosova.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, shkruan në raportin e PK-së.

Exit mobile version