Memphis Depay ka thumbuar pronarët e Manchester Unitedit në këngën e tij të publikuar së fundmi.
Holandezi që kaloi një sezon e gjysmë e Djajtë e Kuq, ishte transferuar nga PSV Eindhoven dhe kishte rrëmbyer numrin 7 në fanellë në vitin 2015.
Sidoqoftë, ai nuk arriti të impresiononte me formën e tij si në Holandë, duke kaluar në vitin 2017 te Lyoni.
Po në atë vit, ai kishte lëshuar repturën e tij e quajtur ‘LA Vibes’ në bashkëpunim me anësorin e Ajaxit, Quincy Promes.
Që nga atëherë, ai ka miksuar karrierën e tij në futboll dhe në hip-hop, duke lëshuar disa këngë.
"I need money like the Glazers"
Memphis Depay is taking shots at the Manchester United owners in his last song "big fish" ???? pic.twitter.com/oY3dTaJVOZ
— ???????? (@SlEGJAGER) November 29, 2020
Në këngën e tij të fundit të quajtur ‘Big Fish’, aty përmend edhe familjen Glazers, që janë pronarë të Manchester United.
“Kam qenë duke planifikuar të bëj disa deklarata të mëdha. Kam nevojë për para si Glazers”, thotë në repturën e tij lojtari holandez.
Memphis iu referua me këtë repturë se ata fitojnë më shumë para se sa që investojnë në klub dhe që kur u pensionua Sir Alex Fergusoni, Unitedi nuk e di si duket trofeu i Ligës Premier.