Memphis Depay raportohet se po dëshiron të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Holandezi ishte i lidhur me një largim edhe në verë, por afati kalimtar u mbyll dhe ai mbeti në “Camp Nou”.
Megjithatë, Depay tani ka informuar klubin se nuk do ta zgjasë kontratën e tij, sipas “Mundo Deportivo”.
Kontrata e 28-vjeçarit me Barçën skadon më 30 qershor 2023.
Kësisoj, ish-sulmuesi i Lyonit mund të largohet në janar, pasi edhe klubi synon të përfitojë financiarisht nga largimi i tij.
Pavarësisht se është paraqitur vetëm në dy ndeshje këtë sezon në La Liga, Memphis Depay u ftua nga “Tulipanët” për Kupën e Botës “Katar 2022”./Prishtinapress/