1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Departamenti i Shtetit i bën thirrje Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore për pezullimin e dinarit

Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore për pezullimin e dinarit serb në transaksionet e pagesave, duke shprehur shqetësimin se Dekreti i miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë, shkruan “Pavlović Tudej”.

Në përgjigje të një hetimi të portalit “Pavlović Today” lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pezullimin e dinarit serb më 1 shkurt 2024, Departamenti i Shtetit i ka bërë një paralajmërim të ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme për të zbatuar vendimet e saj në mënyrë që të zbusë ndikimin që këto vendime do të kenë tek qytetarët”, tha Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit për “The Pavlovic Today”.

Duke shprehur shqetësimin e SHBA-së për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, DASH-i shtoi: “Jemi të shqetësuar se rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë”.

Departamenti i Shtetit vuri në dukje se, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe detyrimet e marra nga plani i Ahtisaarit, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit serb në Kosovë”.

Dispozitat kryesore të Vendimit në planin e Ahtisaarit parashikojnë se “komunitetet e shumicës serbe do të kenë autonomi të gjerë financiare dhe do të jenë në gjendje të pranojnë financime transparente nga Serbia dhe të marrin pjesë në partneritete ndërkomunale dhe bashkëpunim ndërkufitar me institucionet serbe”.

Departamenti i Shtetit i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti obligimet ligjore që ka marrë Kosova.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë ta inkurajojmë Kosovën që të përmbushë obligimin e saj për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësja e DASH-it për “Pavlovic Today”.

Ajo shtoi se Asociacioni është mekanizmi primar përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Departamenti i Shtetit theksoi se individët në Kosovë të cilët “në mënyrë legjitime marrin ndihmë financiare nga Serbia kanë nevojë për qasje në një mekanizëm funksional ligjor përmes të cilit ata mund ta marrin atë mbështetje”.

DASH-i arriti në përfundimin se institucionet që ofrojnë shërbime jetike, si arsimi dhe shëndetësia, “duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë punën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img