Site icon PrishtinaPress

Departamenti amerikan i Shtetit, Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri!

Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri.

Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës.

Presidentja Osmani ka qëndruar gjatë javës së kaluar në SHBA, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku është takuar me shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë takim të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë amerikane.

Exit mobile version