Site icon PrishtinaPress

Dënohet një kompani ndërtuese, Rama: Është e NDALUAR rreptësisht hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është dënuar një kompani ndërtuese për hudhjen e materialit ndërtues.

Ai ka kërkuar që të mos hudhen mbeturina nga ndërtesa.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Të nderuar qytetarë, punonjës e ndërtues,

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi.

Siç ju e dini, është e NDALUAR rreptësisht hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë (shih fotot). Mos i hedhni mbeturinat nga dritaret, sepse rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten.

Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njejtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!

Exit mobile version