1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me burgim serbi i akuzuar për djegien e veturave me targa RKS në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Millovan Bozoviq nga Zubin Potoku, i cili javën e kaluar e pranoi fajësinë për veprën “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Bozoviq u dënua me shtatë muaj burgim, si i akuzuar për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok.

“I akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muaj, për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, të akuzuarit në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim, nga data 01.04.2023 deri me datë 26.10.2023.

Obligohet i akuzuari M.B të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën në lartësi prej 100 €, po ashtu obligohet që në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Me datë 30.03.2023 në Zubin Potok i akuzuari M.B kishte marr pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se tetë (8 personave, të cilët me veprime të përbashkëta kishin kryer një apo më shumë vepra të rënda penale si Zjarrëvënia dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, në atë mënyrë që në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina”, kishin djegur dy vetura e të cilat mbanin targat e regjistrimit RSK, vetura këto të cilat ishin pronë e të dëmtuarit V.K dhe të dëmtuarit D.S, ku si pasojë e djegies së tyre kishin shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img