11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me burgim kosovarja e arrestuar në Itali, detaje nga rasti

Bleona Tafallari u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim në shkallën e parë, megjithatë prokurori kishte kërkuar pesë vite dënim. Vajza 20-vjeçe nga Kosova, por me vendbanim në Milano, ishte arrestuar nga autoritetet italiane në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimet për lidhjet e saj me terrorizmin. Ajo u dënua për nxitje të pjesëmarrjes në terrorizëm.

Shtypi italin shkruan se prokuroria besonte se 20-vjeçarja i përkiste grupit terrorist “Luanët e Ballkanit”, që konsiderohet i afërt me ISIS-in. Por, gjykatësi pranoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar nëse kosovarja ishte pjesë e ndonjë organizate terroriste, as e ISIS-it dhe as e grupeve të tjera. Të kënaqur mbetën avokatët e saj, të cilët pohuan se kishin kërkuar rikualifikimin e akuzës.

Kur ishte arrestuar Bleona Tafallari, gazetat atje shkruanin se vajza është rritur në Itali në një familje kosovare në Isernia, derisa thuhej se radikalizimi i saj kishte ndodhur qysh në moshën 16 vjeçare duke shfrytëzuar kompjuterin. Në bisedat e saj ajo thotë se familjarët kanë tentuar t’ia heqin nikabin, por që thotë se s’kishin pasur sukses.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img