Site icon PrishtinaPress

Dënohet me 8 vite burgim për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti  pë Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.K  për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik.

I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) vite, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.02.2022, si dhe i është shqiptuar  dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit dhe marrja e lejes së vozitjes për pesë (5) vite pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit , duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë, me aktvendim të akuzuarit A.K i vazhdohet masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj Gjykate,për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Exit mobile version