Site icon PrishtinaPress

Dënohet me 3 vite burg për sulm seksual ndaj të miturës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit M.H. për shkak të veprës penale Sulm seksual nga neni 229 paragrafi 3, pika 3.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata njofton se “i akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit M.H i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë”.

E dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil, vijon njoftimi i gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Exit mobile version