7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me 27 vjet burg gruaja ruse që vrau blogerin pro-luftës

Darya Trepova është dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e blogerit pro-luftës, Vladlen Tatarsky prillin e kaluar.

Tatarsky u vra nga një bombë në një statujë që e la Trepova, teksa ishte gati të mbante një fjalim në Shën Petersburg. Dhjetra u plagosën nga shpërthimi, shkruan BBC.

Trepova, 26 vjeçe, mohoi akuzat, duke thënë se ajo mendonte se statuja përmbante një pajisje dëgjimi.

Dënimi është një nga më të ashprat e shqiptuara ndaj një gruaje në historinë e Rusisë.

Sulmi ndaj Tatarsky, 40 vjeç, (emri i vërtetë Maxim Fomin) ndodhi më 2 prill të vitit të kaluar.

Trepova akuzohej në bazë të kodit penal për “veprim terrorist të kryer nga grupi i organizuar i shkaktuar vdekje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të mjeteve shpërthyese nga një grup i organizuar”.

Hetuesit rusë kanë akuzuar Ukrainën se qëndron pas sulmit dhe zyrtarët ukrainas as e kanë konfirmuar e as mohuar këtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img