1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me 25 vite burgim Valon Ibërdemaj për vrasjen në AKI

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e ka dënuar me dënim unik prej 25 vitesh burgim të akuzuarin Valon Ibërdemaj, i akuzuar për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në shtator të vitit 2018.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj- Hyseni.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ibërdemaj u dënua me 21 vite burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, me tre vite burgim për veprën penale “Rrëmbimi” dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Kurse, me dënim unik u dënua me 25 vite burgim.

“I akuzuari V.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, e që në dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në  paraburgim që nga data 04.09.2018. Të akuzuarit V.I me aktvendim të veçantë nga gjykata,  i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmëri të aktgjykimit,  por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, thuhet ne njoftimin e gjykatës.

Në këtë dënim, Ibërdemajt do t’i llogaritet qëndrimi në paraburgim nga 4 shtatori 2018 deri në datën e sotme 18 mars 2022.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur para katër viteve në ndërtesën e AKI-së ku, Valon Ibërdemaj dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri punëtorin e bufesë, Isa.S.

Siç raportonte Gazeta Insajderi, Ibërdemaj pasi kishte kryer vrasjen kishte marrë peng një punëtore të AKI-së, duke provuar që së bashku me të, të dalë nga objekti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img