Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka njoftuar se e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të akuzuarit D.T. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 22.06.2020, dhe se është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe vendimit mbi dënim.
Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj.
“I akuzuari, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 11 vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. Sapo të jetë i gatshëm, aktgjykimi do t’iu dërgohet palëve sipas procedurave të parapara me ligj dhe do të publikohet i edituar në faqen zyrtare të gjykatës”, thuhet në njoftim.