Lista Serbe, kandidatët e së cilës janë zgjedhur për kryetarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës, është dënuar me 6 mijë euro.
Lista Serbe është dënuar me nga 2 mijë euro për tri shkelje gjatë fushatës zgjedhore.
Siç bëhet e ditur të tri dënimet me nga 2 mijë janë dhënë për shkak të vendosjes së posterëve në vendet në të cilat nuk janë të paraparë të vendosen aty.