1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet ish-shefi i Prokurimit në komunën e Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar ish-shefin e Prokurimit, Salih Kqiku, në komunën e Gjilanit me 7 muaj burg me kusht pasi e ka gjetur fajtor në veprën penale të asgjësimit apo fshehjes se materialit arkivor ndërsa e ka shpallur të pafajshëm në një pikë tjetër të akuzës, atë për veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kqiku nuk do ta vuajë dënimin nëse brenda dy viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale

Trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët Zyhdi Haziri (kryetar), Menderes Behluli e Boban Aleksiq (anëtarë), komunikuan këtë vendim të hënën paradite.

Haziri, në shpalljen e aktgjykimit, tha se nuk është provuar që Kqiku e ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, raporton kallxo.com.

Gjykata gjithashtu obligoi Kqikun që ta paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 50 eurove si dhe shpenzimet e procedurës.

Salih Kqiku akuzohej se në cilësi të personit zyrtar si drejtor i prokurimit në Komunën e Gjilanit, gjatë vitit 2014 në Gjilan, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie, duke punësuar dy familjarët e tij në këtë mënyrë ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit e cila gjendet te Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se në këtë zyrë kanë qenë të vendosura dosjet e tenderëve e ndër të tjera edhe dosja e tenderit me dy raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” në Gjilan të cilat zyrtarët policor nuk kanë mundur ti gjejnë, e ku rezultojnë të asgjësuara.

Prokuror i rastit ka qenë Isuf Sadiku. Ai nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img