Federata e Futbollit e Italisë i ka dënuar me gjoba Milanin, Atalantën dhe Genoan, pas ndeshjeve të xhiros së kaluar në Serie A.
Atalanta u gjobit me 10 mijë euro, pasi tifozët e saj bënë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Interit, Edin Dzeko, gjatë barazimit pa gola në fundjavë, raporton Gazeta Express.
Thirrjet raciste erdhën nga Curva Nord, tifozët ultras të Atalantës, të cilëve 35-vjeçari iu përgjigj me gjeste.
Ndërkohë, Milani u gjobit me 3 mijë euro, pasi tifozët kuqezinj hodhën shishe të plastikes në fushë në humbjen 2:1 kundër Spezias në San Siro.
Ndërsa Genoa u gjobit me 5 mijë euro, pasi lojtarët e saj e vonuan qëllimisht fillimin e ndeshjen për tre minuta dhe fillimin e pjesës së dytë për pesë minuta.