Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se ky dënim duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunënë ndaj grave si mjet, shkruan lajmi.net
Postimi i plotë i të pares së shtetit:
Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet!
Femicidi do të ndalet!