13.4 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Dënimi i redaktorëve të RTK-së nga Rilind Gërvalla, AGK: Jemi të shqetësuar, është dënim brutal dhe i papranueshëm

“Dënim brutal dhe të papranueshëm”, e kanë quajtur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënimin që drejtori i emëruar nga Vetëvendosja në RTK, Rilind Gërvalla, u ka bërë redaktorëve të RTK-së për mostransmetimin e një kronike që nuk i kishte përmbushur standardet profesionale.

Postimi i AGK-së:

AGK-ja e shqetësuar nga masat ndaj redaktorëve të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, shpreh shqetësimin e madh pas konfirmimit të dënimit të tre redaktorëve të Transmetuesit Publik, RTK, nga ana e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla.

Jehona Zhitia, Valon Bajrami dhe Arton Mulliqi janë dënuar për shkak të mos-transmetimit në edicionin e vonë të lajmeve të një kronike për Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti. Një nga redaktorët ka pohuar se kjo kronikë e caktuar “nuk i ka plotësuar standardet profesionale”, dhe si e tillë s’është transmetuar, duke shtuar se s’është hera e parë që ndodh diçka e tillë në RTK.

AGK-ja e konsideron këtë dënim brutal dhe të papranueshëm. Redaktorët e transmetuesit publik duhet të kenë pavarësinë e plotë për të marrë vendime redaktoriale, ashtu siç e shohin të përshtatshme.

Një ndërhyrje e tillë është krejtësisht politike dhe vazhdimësi e tendencës së partisë në pushtet, Vetëvendosje, për të ushtruar kontroll total mbi RTK-në. Kjo po bëhet përmes drejtorit Gërvalla, një ish-aktivist dhe donator i kësaj partie politike.

AGK-ja i inkurajon të gjithë gazetarët dhe redaktorët e Transmetuesit Publik që të vazhdojnë punën e tyre në interes të publikut, pavarësisht pengesave dhe presioneve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img