-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dënimi i Pjetër Shalës, Molliqaj: Gjykatë Speciale me padrejtësi edhe më speciale

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala me 18 vjet burgim, duke thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim baltosjen e luftës.

Ai ka thënë se heshtja është miratim i punës së Gjykatës Speciale.

“Pjetër Shala sot u denua me 18 vjet burg dhe bashkë me denimin e Salih Mustafës, tashmë UÇK nën akuzën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale i bartë 4 dekada burg. Baltosja ndryshe s’është dhe heshtja jonë është miratim!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Tashmë po bëhet e qartë: Gjykata Speciale qëllim nuk e ka drejtësinë, por baltosjen e luftes çlirimtare dhe etiketimin e UÇK-së si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Pjetër Shala sot u denua me 18 vjet burg dhe bashkë me denimin e Salih Mustafës, tashmë UÇK nën akuzën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale i bartë 4 dekada burg. Baltosja ndryshe s’është dhe heshtja jonë është miratim!

Kjo Gjykatë po përndjekë të kaluarën tonë, jo individë. Gjykatë Speciale me padrejtësi edhe më speciale!

As Cali dhe as Pjetri nuk janë rastësi që u dënuan. Me dënimin e tyre padrejtësia speciale i hap rrugën dënimit të krerërve të UÇK-së për të goditur përfundimisht luftën çlirimtare dhe për të ngritur narracionin dhe të vërtetën e re se liria jonë themelet i ka në krim e jo në të drejtën tonë për të qenë të lirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img