Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale kundër Salih Mustafës, i njohur si Cali.
Limaj ka thënë se fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Calit edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj Gjykate ishin të drejta!
Postimi i Limajt:
NISMA Socialdemokrate në kohën e duhur ka tërheqë vëmendjen se kjo nuk është rruga e duhur për të trajtuar drejt krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë! NISMA Socialdemokrate gjatë kohës kur diskutohej në Kuvend të Kosovës themelimi i kësaj gjykate ka qenë kundër themelimit të saj për arsye se ishte gjykatë e njëanshme, një etnike dhe si e tillë nuk mund të pritej që do t’i shërbejë drejtësisë.
Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Calit edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj Gjykate ishin të drejta!
Presim që drejtësia e mohuar në shkallën e parë ndaj komandant Calit, të vëhet në vend në shkallën e apelit.
Fatmir Limaj