Klubi dhe tifozët e Juventusit janë në ankth duke pritur një vendim përfundimtar rreth dënimit për heqjen e 15 pikëve.
Klubi bardhezi fillimisht ishte dënuar me heqjen e pikëve, derisa pas ankeses në apel, me 20 prill Collegio di Garanzia, pranoi pjesërisht ankesën dhe Juventusit iu kthyen 15 pikët.
Çështja tash është rikthyer në Gjykatën Federale të Apelit, duke kërkuar sqarime të mëtejshme dhe ndryshime bazuar në provat e reja.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, seanca e ardhshme dëgjimore nga Gjykata Federale e Apelit për një dënim me pikë të Juventusit do të jetë më 22 maj, duke e bërë të mundshme që çdo dënim të zbatohet për sezonin aktual.
Kjo do të thotë se një dënim me pikë është ende pothuajse i sigurt dhe ka shumë të ngjarë të jetë nëntë pikë, shifra që kishte kërkuar fillimisht prokurori i FIGC Giuseppe Chiné.
Çështja kryesore tani është nëse dënimi do të zbatohet për sezonin 2022-23 apo do të shtyhet deri në sezonin 2023-24.
Nëse vendimi merret më 22 maj, duket se dënimi do të jetë për sezonin aktual, duke e lënë Juventusin jashtë Ligës së Kampionëve