Site icon PrishtinaPress

Dëmtoi varrezat e dëshmorëve në Lubeniq, policia arreston një 34-vjeçar

Stacioni Policor nё Pejё, sot rreth orёs 07:30 ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati.

Nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.

Aty ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё tё tjera janё dёmtuar mё pak.

“Pas njё pune intesive operativo-hetimore kemi arritur ta identifikojmё dhe arrestojmë tё dyshuarin: E.U., i lindur me 1989”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit është dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Exit mobile version