Mbrëmë (e diel) është sulmuar në Shtërpcë vetura e gazetarit të kanalit të dytë të Rtk-së, Bojan Tomiq.
Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se Tomiq ka paraqitur rastin në Polici, ku edhe ka dhënë deklaratë.
Kujtojmë se Tomiq ka pasur një konfikt verbal me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiqin, pas një kronike që gazetari kishte realizuar në korrik të vitit 2022, për gjendjen e ujësjellësit në këtë komunë.
Deri tek konflikti kishte ardhur pasi Tomiq gjatë aksionit të policisë në Shtërpcë kishte pritur të merrte një prononcim nga Jevtiq, porse ky i fundit kishte refuzuar duke e ofenduar.