Dëmtohet tubi i ujit, disa lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

59
Advertisement

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në rrugën “Hani i Dilit” në Prishtinë është dëmtuar tubi i ujit, polietilen me diametër fi 250 mm dhe si pasojë disa lagje kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Advertisement

Lagjet që kanë mbetur pa ujë të pijshëm janë: “Bajram Bahtiri”, rruga e “Llapit”, rruga “Lidhja e Prizrenit” lagja te “Tregu i Gjelbër”, rruga “Ramë Govori”, rruga “Drenica 1”, rruga “Vëllezërit Fazliu”, “Mbreti Piro”, “Mic Sokoli” dhe disa rrugica në atë zonë.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes me të gjitha mjetet e punës për sanim.

“Për shkak të pengesave të shumta të kabllove elektrike të vendosura mbi atë gyp dhe thellësisë së gypit prej rreth 2 metrash, punët janë vështirësuar në ndërkohë, por ekipet me çdo kusht dhe punë të pandërprerë, në afatin sa më të shkurtë do ta rikthejnë furnizimin me ujë të pijshëm për lagjet dhe rrugët ‘Bajram Bahtiri’, rruga e ‘Llapit’, rruga ‘Lidhja e Prizrenit’ te ‘Tregu i Gjelbër’, rruga ‘Ramë Govori’, rruga ‘Drenica 1’ rruga ‘Vëllezërit Fazliu’, ‘Mbreti Piro’, ‘Mic Sokoli’ dhe disa rrugicë në atë zonë”, thuhet në njoftim.

“Vështirësitë e dala përgjatë sanimit të defektit kanë zgjatur punimet e paplanifikuara. Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët e zonave të lartcekura”, thuhet më tej.

PostAdssFotoja e reklamës