-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dëmtohet rëndë këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara!

Dëmtohet rëndë këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara!

Zonat urbane në Kosovë çdo ditë e më shumë po zgjerohen e në këtë hap po punohet që edhe hapësirat publike të dizajnohen e ridizajnohen ashtu që të jenë gjithëpërfshirëse. Mirëpo, pothuajse çdo herë dhe menjëherë pas inaugurimit të projekteve të tilla po ndodh dëmtimi dhe vandalizimi i tyre!

Vandalizmi i hapësirave publike është çështje shqetësuese që po vazhdon të ndodh në të gjitha pjesët e Kosovës. Rasti i fundit – dëmtimi i këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana”, Prishtinë – hapësirë kjo e jetësuar nga organizata YARL në bashkëpunim me OSCE Misioni në Kosove dhe Drejtorine e Hapësirave Publike dhe Parqeve të Komunës së Prishtinës.

Hapësira publike urbane duhet kujdesur për diversitetin dhe duhet ndihmuar në artikulimin dhe integrimin e tjetrit/es në mënyrë që të marrë kuptimin e vërtetë. Në përpjekje për të përmbushur këto objektiva është zhvilluar raporti hulumtues e pastaj implementimi i këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara. E tërë kjo u bo në bashkëpunim me komunitetin e lagjes, ekspertë të fushës, profesionistë e studentë, institucione dhe organizata relevante. Por, pak kohë më vonë gjendja e këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara duket si në fotot më poshtë. Duhet ditur se hapësira publike ka rëndësi të veçantë për shoqërinë si në aspektin e aktivitetve fizike ashtu edhe në aspektin e socializimit e atij psikologjik. Në veçanti këndet e lodrave janë me rëndësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe përfshirjen apo interaksionin me tjetrin. Dëmtimi hapësirës së përbashkët publike do të ketë efekt negativ si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik duke ndikuar negativisht në ndjenjën e përkatësisë si dhe në përceptimin e hapësirës publike nga komuniteti si hapësirë e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

Megjithatë nuk duhet të dekurajohemi, pasi që ekzistojnë hapa që mund të ndërmerren nga institucionet lokale dhe organizatat që i trajtojnë çështjet e hapësirave publike. Insitutucionet duhet të ofrojnë edukim joformal për komunitetin rreth rëndësisë së hapësirës publike dhe këndeve të lojërave dhe pasojat e dëmtimit të tyre, të rritet niveli i sigurisë përmes ndriçmit, kamerave të sigurisë dhe të vihen para përgjegjësisë dëmtuesit/et.

YARL, përveç përfshirjes në vendimmarrje, në projektet e radhës do të përfshijë si aktivitet edhe edukimin e komunitetit mbi rëndësinë e hapësirës publike duke marrë për bazë rastin e fundit të vandalizmit tek këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Kujdesi ndaj hapësirës publike ështe faktor kyç për një shoqëri të shëndetshme, përveç faktit se kjo është dhe do të mbetet përgjegjësi kolektive./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img