9.2 C
Pristina
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

spot_img

Dëmtohen vagonët e riparuar në stacionin e Hanit të Elezit, reagon “Trainkos”

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës, “Trainkos” ka njoftuar se janë dëmtuar vagonët e riparuar në Stacionin e Hanit të Elezit.

Siç bëjnë të ditur nga ndërmarrja, ky akt është evidentuar si i qëllimshëm, transmeton Klankosova.tv

Derisa potencohet se vagonët në fjalë janë rikonstruktuar përmes një investimi publik në vlerë prej 423,000 euro, të ndara nga Ministria e Ekonomisë, dhe ende nuk janë vendosur në operim.

Ndërkaq, “Trainkos” ka informuar organet kompetente lidhur me rastin.

“Ndërmarrja Publike “Trainkos” Sh.A. njofton opinionin publik se sot, në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit, është evidentuar një akt i qëllimshëm dëmtimi i disa vagonëve të sapo riparuar, të cilët qëndrojnë në këtë stacion përkohësisht për shkak të mbylljes së linjës Hani i Elezit – Fushë Kosovë”.

“Vagonët në fjalë janë rikonstruktuar përmes një investimi publik në vlerë prej 423,000 euro, të ndara nga Ministria e Ekonomisë, dhe ende nuk janë vendosur në operim. Dëmtimi i tyre para përdorimit operacional paraqet një goditje të rëndë ndaj përpjekjeve për përmirësimin e transportit hekurudhor në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img